Puna ishte e mërzitshme, padit kompaninë në gjykatë e fiton 40 mijë euro

0
Gjigandi

Puna e tij ishte shumë e mërzitshme ndaj vendosi të padiste në gjykatë kompaninë për të cilën punonte.

Ky është rasti i parizienit Frederik Desnard, që ia ka dalë mbanë të fitojë duelin në gjykatë dhe ka marrë 40 mijë euro dëmshpërblim. Desnard është prekur nga e ashtuquajtura sindroma e mërzisë, ose Bore-out, e kundërta e burn-out, stresi ekstrem nga puna. Ai ka treguar se pasi kishte humbur një klient të rëndësishëm, punëdhënësit i jepnin detyra monotone që nuk përshtateshin me rolin e tij si menaxher, aq sa e çuan në depresion dhe e detyruan të linte punën. Avokatët e tij thanë se mërzia i kishte shkaktuar madje edhe një sulm epileptik ndërsa drejtonte makinën.
Siç raportojnë mediat lokale dhe ndërkombëtare, desnard ka treguar se detyrat që i besoheshin, mes të cilave të konfiguronte tabletin e drejtorit dhe të shoqëronte klientët në shtëpinë e shefit, e bënin të ndjehej keq, i shkatërruar, i turpëruar dhe depresiv. Gjykata ka vendosur se ekziston një lidhje precize mes përkeqësimit të shëndetit të tij dhe kushteve të punës. Ky është rasti i parë në të cilin një viktimë e sindromës Bore-out, fiton një rast, edhe pse siç raportojnë mediat vendase, në Francë, të paktën një e treta e punonjësve vuan nga kjo sindromë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu