Vazhdimi i shumëpritur i filmit 365 Days” të Netflix më në fund ka një datë të publikimit teksa u lansua edhe ‘trailer’-i i tij.
Pjesa e dytë e “365 Days” vjen pas atij të parit që ka lënë të presin fansat për gati dy vite për të kuptuar për fatin e protagonistes Laura që portretizohet nga aktorja Anna-Maria Sieklucka.
Ndërsa pjesa e parë e filmit pasoi pasi protagonistja dashurohet me personazhin kryesor i luajtur nga Michele Morrone, vazhdimi i tij premton xhelozi, tradhti dhe një trekëndësh të mundshëm dashurie.
Foto: Netflix
“365 Days” pati një sukses të menjëhershëm pas publikimit të tij në vitin 2020, duke u ngjitur në top 10-she në 90 vende të botës dhe ishte filmi më i ndjekur në platformë pas debutimit të tij, shkruan
People.
Foto: Netflix
Megjithatë, filmi hasi në kritika të ashpra për portretizimin e tij seksual, veçanërisht duke tërhequr pretendime se ai mbështeste rrëmbimin dhe manipulimin.
“365 Days” do të shfaqet premierë në Netflix më 27 prill.
/abc24.al/