Publikohen shifrat/ U shpenzuan 29 mln euro për vaksinim, ndërsa për trajtimin me bonus të mjekëv…

0
Publikohen shifrat/ U shpenzuan 29 mln euro për vaksinim, ndërsa për trajtimin me bonus të mjekëv…
Gjigandi

Rreth 29 milionë euro janë shpenzuar në vitin 2021 për vaksinimin e 1,152,237 personave në Shqipëri, sipas treguesve të monitorimit vjetor të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Për trajtimin me bonus për Covid-19 të mjekëve, infermierëve dhe personelit jo-mjekësor, për vitin e kaluar janë shpenzuar rreth 1,4 milionë euro. Në 2020, fondi i dhënies të bonusit për mjekët dhe infermierët ishte rreth 650 mijë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 2020, shpenzimet për materiale mbrojtëse ndaj Covid-19 që u përdorën në spitale arritën në vlerën e 8,2 milionë eurove. Dhënia e bonusit të mjekëve do të shpërndahej deri në fund të pandemisë.

Nga të dhënat e Our World Data në Shqipëri, deri tani është vaksinuar 45,6% e popullatës ku 43% e tyre kanë marrë dozat e plota, sipas protokollit dhe 2,6% janë vaksinuar vetëm me një vaksinë anti-Covid-19.

Ndërkohë 65,5% e popullsisë botërore ka marrë të paktën një dozë vaksine. Në mbarë botën janë administruar 11,6 miliardë doza dhe 8,9 milionë tani administrohen çdo ditë. Vetëm 16% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë.

RonaTyra

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë rezulton se deri në 27 Prill 2022 nga dozat e vaksinës janë kryer:1,293,234 doza të para; 1,230,856 doza të dyta dhe 290,536 doza të treta. Në total janë kryer 2,814,626 vaksinime kundër Covid-19.

Në dhjetor të 2021, për vazhdimin e menaxhimit të pandemisë Coivid-19 qeveria miratoi marrëveshjen për marrjen hua të 60 milionë eurove nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës.

Nëpërmjet kredisë do të financohej blerja e vaksinave, duke përfshirë edhe koston e transportit dhe magazinimit të tyre, punësimi shtesë i mjekëve, infermierëve. /Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu