“U dhanë 700 mln lekë për ahengje”- Berisha denoncon dhe ironizon Ramën

0
“U dhanë 700 mln lekë për ahengje”- Berisha denoncon dhe ironizon Ramën
Gjigandi

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar serish se janë shpenzuar 700 mln leke për ahengje nga bashkia Tiranë dhe ministria e Kulturës. Sipas tij, pasi bëhen këto afera korruptive më pas merren kredi të buta për të shlyer borxhet.

“Çdo afere t’ju hapim ju, 700 mln lekë janë dhënë për ahengje, marrë nga fondi rezervë i qeverisë. Si mund të ndodhë kjo. Çfarë do me thënë kjo, ku e kemi ne këtë luks dhe këtë mundësi. Pastaj marrim kredinë e butë që jep qeveria franceze e fut në buxhet për të kompensuar vjedhjen”, tha Berisha.

Berisha ironizoi edhe kryeministrin Rama, i cili nje dite me pare u përplas me nje gazetar gjate konferences per mediat: “Dënoj qëndrimin e Ramës ndaj gazetarit, dhe i them këtu budallaqet e fëmijërisë tendë, ato çka të ka thënë gjyshja kur ja ke sjellë shpirtin në majë të hundës, mos ja kalo gazetarëve ti thoshte gjysha se ashtu ishte. Po c’kusur kishte gazetari”

PJESE NGA FJALA E BERISHES

Falënderoj qeverinë franceze për kredinë e butë prej 50 mln eurosh dhe për destinacionin e kësaj kredie. Me duhet të them se sipas deklaratave të djeshme të dy zonjave ministre, përgjegjëse për sektorin është parashikuar një destinacion tjetër dhe ai për të cilin agjencia e zhvillimit Francës ka vendosur t’ja japë Shqipërisë dhe kjo  krijon probleme madhor. Jam dakord për çdo legjislacioni dhe çdo fondi dhe mase tjetër që do të synonte rrëzimin e murit shekullor të patriarkisë, dhunues i lirive njerëzore.

RonaTyra

Më duhet të them se qeverisja socialiste pas diktaturës së Enver Hoxha është qeverisja me armike ndaj gruas shqiptare. Unë nuk e them këtë për politike, por për faktin se për politikat me korrupsionin e tmerrshme, abuzimet e miliardave euro, me pasigurinë e madhe, me shkatërrimin e sistemit arsimor ju i keni nxirre jetën gruas shqiptare. Ju i keni shndërruar gratë shqiptare nën nëna që i çojnë fëmijët në emigracion. Ndërsa vetë pasuroheni çdo muaj. Ju i keni shndërruar gratë shqiptare në nëna që humbasin vogëlush, në nëna që vdesin fëmijët në rritje. Ju i keni shndërruar gratë shqiptare në nëna që i kushtojnë rëndësi të jashtëzakonshme fëmijëve që u drogohen.

Në asnjë vend si ju në Evropë nuk vendoset kanabizimi si politikë zyrtare. Në mënyrën më të papërgjegjshme Rama deklaron se do pyesë këshillimin nëse janë apo jo dakord për përdorim personal të drogës.

Është e vërtetë që këtu pas meje qëndrojnë 14 apo 15 ministri dhe unë këtë e quaj pozitive. Por të gjitha deputetet duhet të jenë avokate të interesave të grave shqiptare.

Po pse do flasë vetëm opozita, ju duhet të jeni të parët, sepse ju keni më shumë pushtet. Më pas duken vite dritë larg nënave dhe grave shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu