Publikohen fotot nga selia blu, ironizon Bardhi

0
Publikohen fotot nga selia blu, ironizon Bardhi
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të fotove nga selia blu.

Floriana Garo njoftoi sot se zyra e kryetarit do të përdoret për mbledhjet e Komisionit të Rithemelimit, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë. Po ashtu edhe Sali Berisha u fotografua në zyrën e tij të re.

Sakaq, Bardhi në një postim në rrjetet sociale, shkruan se ndërkohë që SHBA ka pranuar masakrën e 25 Prillit, opozita është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. Sipas tij, Edi Rama tani ndihet i tmerruar dhe ka kuptuar që po i vjen fundi.

“Lajme nga “opozita” e vërtetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë.

Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi”,

RonaTyra

shkruan Bardhi.

1/2. Lajme nga “opozita” e vertetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. pic.twitter.com/EQJDaeFMhl

– Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) April 13, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu