PSG nuk dorëzohet

0
Gjigandi

PSG nuk dorëzohet dhe vijon të ushtrojë presion ndaj Milanit për Theo Hernandezin.

Sipas medieve pranë klubit kuqezi, kampionët e Francës kanë tentuar të bisedojnë me lojtarin dhe përfaqësuesin e tij ligjor, por Theo duket se i ka synimet e qarta. Mbrojtësi i majtë është i dashuruar pas Milanit dhe dëshiron të qëndrojë me çdo kusht.

22-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të spikatur te kuqezinjtë këtë sezon, ku ka shënuar 6 gola në kampionat në 30 ndeshje.

Theo Hernandez është pjesë e Milanit që nga vera e shkuar, kur u mor nga Real Madridi për 20 milionë euro, ndërsa tani kartoni i francezit vlerësohet të paktën 50 milionë euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu