Ka nisur seanca e Kuvendit dhe menjëherë deputetët e opozitës shprehën pakënaqësinë për vonimin e saj.
Deputetët thanë se nuk është normale që meqë PS bëri mbledhje të vonohej seanca e Kuvendit.
“Ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS-së. Seanca ka filluar në 11:00, ndërkohë që duhet të niste në 10:00. Nëse këta nuk kanë kohë të mblidhen 2 orë para për pazarin që po bëni me Metën për t’i dhënë KLSH-në nuk është faji ynë apo i shqiptarëve. Ju për një minutë i hiqni fjalën deputeteve dhe një orë dhunohet Kuvendi se ka mbledhje PS-ja, në emër të grupit ju kërkojmë të mos përsëriten më këto situata”i tha Ruçit, deputeti Halit Valteri.
Ndërkohë Ruçi ndërhyri menjëherë duke thënë se se kjo situatë nuk do përsëritet më: “Nuk do përsëritet më, e thashë edhe në nisje të seancës. Është e drejtë ekskluzive e çdo grupi parlamentar të kërkojë ndërprerje të seancës deri në një orë, por nuk ishte ky rasti, nuk do përsëritet më”.i.
PS u mblodh më herët për të diskutuar kandidaturën e Presidentit të Republikës për kreun e KLSH, atë të Arben Shehut.
Meta e propozoi Arben Shehun më 4 qershor, duke e prezantuar si një person i cili plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në KLSh dhe si një nga njohësit më të mirë të të drejtësisë penale me një eksperiencë mbi 16- vjeçare në jetën akademike.
Shkruar nga: top-channel.tv