PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës/ Raporti i hetimit 1 vjeçar nga parlamenti: Shkelje ka, por s’mjaftojnë

0
Gjigandi

Siç edhe Top Channel ekskluzivisht një ditë më parë e raportoi, socialistët në komisionin hetimor parlamentar nuk kanë gjetur fakte dhe prova të mjaftueshme për ti propozuar parlamentit shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

E gjithë beteja politike e socialistëve për t’ja ndërprerë mandatin Ilir Metës përfundoi me një fjali të vetme justifikuese mos-shkarkimi, lexuar nga relatorja Klotilda Bushka.
Në pafuqi për ta shkarkuar presidentin socialistët do ti propozojnë kuvendit disa ndryshime ligjore.
Anëtarët e Opozitës u larguan nga komisioni hetimor, duke mos u pajtuar me qëndrimin e socialistëve ndaj presidentit.
“Cila është arsye që ngritët këtë komision, kjo është pa sens. Ne kemi treguar që në fillim që jemi mbështetës të institucioneve, arsye pse kemi ardhur në këtë komisioni. Kjo nuk do të thotë që ne të bëhemi pjesë e lojërave tuaja me Ilir Metën. Ndaj kemi vendosur te braktisim këtë Komision dhe ju vazhdoni me pazaret tuaja”, u shpreh Alban Zeneli.
Socialisti Bashkim Fino e kundërshtoi propozimin e Ulsi Manjës për hartimin nga ky komision i një rezolute që do ta këshillonte Presidentin si të sillej në vazhdim.
Komisioni Hetimor do të mblidhet përsëri të hënën për të votuar raportin final që i dërgohet kuvendit. /Muhamed Veliu/

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu