Partia Socialiste ngulmon se afera e e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OST tek Kompania CEZ është një mega-aferë koruptive, në shkelje të ligjit me disa zyrtarë të lartë të kohës kallëzuar penalisht por ende të pandëshkuar.
Është kryetari grupit parlamentar Socialist Taulant Balla, i cili ka ka dërguar një kërkesë për informacion, kryeprokurorit Olsian Cela ku i sjell në vëmendje, vendimin e komisionit hetimor parlamentare për këtë çështje.
Në raportin e këtij komisioni hetimor të miratuar nga kuvendi në vitin 2016 kërkohet fillimi çështjes penale në ngarkim të.
Sali Berisha ish kryeministër
Nue Nuel Nik Kalaj.
Genc Ruli ish Ministër i Ekonomisë.
Ridvan Bode ish Ministër i Financave.
Florion Mim ish Zv Ministër METE.
Enno Bozdo ish Zv Ministër METE.
Ledina Mandia Ish Avokate e Shtetit.
Shkëlzen Berisha-Djali ish kryeministrit Sali Berisha.
Bujar Nepravishta Ish Kryetar e Entit Rregullator të Energjisë.
Sokol Ramadani Ish Kryetar e Entit Rregullator të Energjisë.
Të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Të gjithë anëtarët e Komisionit të Negocimit të Marrëveshjes.
Në lidhje me këtë kallëzim dërguar produkt i Raportit Përfundimtar të Komisionit Hetimor thotë Taulant Balla dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, kërkojmë të informohemi se në c’gjendje apo shkallë procedimi është dhe nëse i ka kaluar për kompetencë SPAK.
Po ashtu Taulant Balla i ka dërguar edhe një tjetër kërkesë kreut të SPAK Arben Kraja me të njëjtin subjekt marrje informacioni.