Partia Socialiste do të mbledhë Grupin Parlamentar ku në fokus do të jetë zgjedhja e presidentit.
Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për qëndrimin që do të mbajnë socialistët për deputetin Ornaldo Rakipi.
Për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, kryeministri Edi Rama deklaroi se socialistët i kanë votat për të zgjedhur presidentin e ri.
Ditën e djeshme, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, deklaroi se do të prezantojë qëndrimet që do të mbahen në mbledhje për mediat.