Protestuesit kanë marrë vendimin për të qëndruar në sheshin përpara Kryeministrisë për një kohë të pacaktuar.
Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria për të frenuar rritjen e cmimeve dhe goditjen ndaj shtresave në nevojë.
Ende nuk është e qartë se sa do të zgjasë protesta dhe cfarë do të ndodhë në vazhdim.
Kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur që sot paradite të zhvillonte një takim me fermerët në Durrës pikërisht në orën kur nisi protesta.