Dhjetra protestues u mblodhën para Ministrisë së Jashtme të Turqisë ku po zhvillonin bisedime ministri i Jashtëm i vendit, Hakan Fidan dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Protestuesit akuzuan SHBA-në për bashkëpunim në vdekjen e civilëve palestinezë në Gaza, shkruan Al Jazeera.
Më herët, policia shpërndau një grup studentësh që marshuan drejt ministrisë duke brohoritur “Vrasës Blinken, largohu nga Turqia”. Ishte dita e dytë e protestave që denonconin vizitën e Blinken në Turqi.
Të dielën, policia hodhi gaz lotsjellës dhe një top uji ndërsa mijëra protestues pro-palestinezë u përpoqën të hynin në një bazë ajrore të përdorur nga trupat amerikane në Turqinë jugore. Disa qindra protestues marshuan gjithashtu drejt Ambasadës së SHBA në Ankara.
Turqia, anëtare e NATO-s, tërhoqi ambasadorin e saj në Izrael, ndërsa zemërimi rritet për vdekjet e civilëve në Gaza. Presidenti Erdogan citohet të ketë thënë se nuk mund të fliste më me Netanyahun.
p.k\dita