Hyn në fuqi sistemi i ri i pagave për punonjësit e OSHEE-së, rritja më e madhe shkon për…

0
Gjigandi

Hyn në fuqi nga ky muaj sistemi i ri i pagave në OSHEE, duke sjellë një rritje të konsiderueshme pagash për elektricistët e terrenit. Nga sot të gjithë punonjësit e OSHEE-së do të përfitojnë rritje page deri në 30%.

Konfirmimin e ka dhënë vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ku nënvizoi se vëmendja kryesore ka qenë shpërblimi i merituar i punonjësve të terrenit.

“OSHEE është ndërmarrja më e rëndësishme. Të gjitha pagat e OSHEE group do preken nga një rritje e cila varion sipas sektorëve. Vëmendja kryesore ka qenë për t’i dhënë një shpërblim të merituar punonjësve të terrenit, elektricistë, teknikë, inxhinierët dhe pse jo faturistët, të cilët janë zanafilla e mbledhjes së atyre të ardhurave, që administratori juaj i deklaroi me krenari dhe është për t’u deklaruar sepse muaji tetor është mbyllur me një shifër rekord, me 113% të mbledhjes së të ardhurave”, tha Balluku.

Me sistemin e ri, për herë të parë do të aplikohet dhe vjetërsia në punë. E ndërkohë OSHEE ka hapur thirrjen për mbi 300 elektriçistë të rinj.

“Unë do t’i referohem vetëm pagës së elektricistit, pasi ai ka qenë meraku im kryesor dhe me Enean kemi punuar pikërisht, duke u nisur nga baza dhe duke shkuar lart. Paga e elektricistit që deri më sot ka qenë rreth 50 mijë lekë, shkon në 70 mijë lekë, ashtu siç administratori tha kini parasysh që do të aplikohet për herë të parë edhe vjetërsia në punë, duke u bazuar mbi atë skemë që tashmë është aplikuar edhe në administratën publike. 0.6% është llogaritja e vjetërsisë së punës për 10 vitet e para, 0.8% nga viti 10 deri në vitin e 20 dhe 1% për 10 vitet e treta në punë. Nga çfarë di unë në këtë ndërmarrje ka plot njerëz me vështirësi, shumë të gjatë në punë mbi 20 vjet, rreth 30 vjet dhe për këtë arsye ne kemi nisur edhe një iniciativë të re të cilën unë do ta përsëris edhe njëherë sot, pavarësisht se numri i aplikimeve është mbi 270 për 309 pozicione pune”, tha Balluku.

RonaTyra

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu