Protestues të shumtë u mblodhën para Ministrisë së Jashtme turke kundër vizitës së Blinken

0
Gjigandi

Dhjetra protestues u mblodhën para Ministrisë së Jashtme të Turqisë ku po zhvillonin bisedime ministri i Jashtëm i vendit, Hakan Fidan dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Protestuesit akuzuan SHBA-në për bashkëpunim në vdekjen e civilëve palestinezë në Gaza, shkruan Al Jazeera.

Më herët, policia shpërndau një grup studentësh që marshuan drejt ministrisë duke brohoritur “Vrasës Blinken, largohu nga Turqia”. Ishte dita e dytë e protestave që denonconin vizitën e Blinken në Turqi.

Të dielën, policia hodhi gaz lotsjellës dhe një top uji ndërsa mijëra protestues pro-palestinezë u përpoqën të hynin në një bazë ajrore të përdorur nga trupat amerikane në Turqinë jugore. Disa qindra protestues marshuan gjithashtu drejt Ambasadës së SHBA në Ankara.

Turqia, anëtare e NATO-s, tërhoqi ambasadorin e saj në Izrael, ndërsa zemërimi rritet për vdekjet e civilëve në Gaza. Presidenti Erdogan citohet të ketë thënë se nuk mund të fliste më me Netanyahun.

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu