Blinken dërgon mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit, Bujar Nishani

0
Blinken dërgon mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit, Bujar Nishani
Gjigandi

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në një mesazh të publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Blinken vlerëson kontributin e Nishani në forcimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

“Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm lënë pas një trashëgimi jetëgjatë”, shkruan Blinken.

Nishani u shua në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji, pas rëndimit të gjendjes shëndetësore. Më herët ai u shtrua në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë por gjendja e rëndë e mushkërive i detyroi familjarët për ta nxjerrë jashtë vendit. /abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu