Protesta e avokatëve për hartën gjyqësore, Kreu i Dhomës: Thirrja e fundit për KLGJ! Probleme të mëdha priten

0
Gjigandi

Avokatët kanë filluar të mblidhen para KLGJ-së ashtu siç dhe kishin njoftuar. Ata thirrën protestë pasi kundërshtojnë hartën e re Gjyqësore.

Në një deklarate për mediat, kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë tha se edhe pse problematikat e ngritura prej tyre nuk janë marrë parasysh deri më tani, ata nuk ndihen të humbur.

Sakaq shtoi se juristët do të prezantojnë në mënyrë finale qëndrimin e tyre e më pas do të ndjekin rrugën gjyqësore.

“Do të prezantojmë në mënyrë finale qëndrimin tonë në lidhje me Hartën e re Gjyqësore. Nuk ndihemi aspak të humbur që s’u morën parasysh problematikat. Ia bëmë të qartë të gjithë publikut që kjo hartë gjyqësore do të jetë në kosto të shërbimit dhe kohës së tyre të vyer. Një thirrje e fundit për KLGJ dhe qeverinë për ta riparë edhe një herë. I sigurojmë që kjo hartë do të krijojë problematika më të mëdha. Nuk vendosim vija të kuqe, kemi paraqitur argumentet tona. Drejtësia të jetë efektive dhe e realizueshme…Kemi propozuar shumë variante, më se të realizueshme dhe rezultatet janë bindëse. Kushtetuesja është hapi i fundit. Nuk bëjmë protestë për të treguar forcën tonë”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu