Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin policor të koduar “Wednesday”, ku u arrestuan 2 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Si pasojë e këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H. D., 46 vjeç dhe K. L., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u procedua penalisht shtetasi G. Sh., 47 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. D., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.
Po ashtu, u procedua penalisht R. L., 28 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë të Komisariatit Nr. 1., që të mos arrestonte vëllain e tij, shtetasin K. L.
Për veprimtario të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.