Pritet fillimi i testimeve serologjike

0
Gjigandi

Nga sot në kryeqytet pritet të fillojnë testimet serologjike për Covid-19, të cilat do të bëhen në Qendrën e Studentëve, derisa prioritet do të jenë grupet më të rrezikuara.

KosovaPress mëson se janë duke u bërë përgatitjet e fundit për testimin e aparateve dhe metodologjisë dhe që nga sot të fillohet me këto testime.

Personat me sëmundje kronike, të tjerë që janë të konfirmuar me Covid-19 dhe me simptoma më të rrezikuara do të jenë prioritet për testim serologjik.

Për këtë ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se janë pranuar makinat e para, si edhe testet serologjike për Covid-19 në këtë komunë, ndërsa janë testuar 60 personat e parë.

“Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupet e rrezikuara me simptoma. Momentalisht, jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë, e brenda dy javësh do të jemi me kapacitet rreth 400 në ditë. Synimi primar në fillim është që përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dimë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat). Na priftë e mbara në këtë kapitull të ri”, ka shkruar ai në Facebook.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu