Një prift rus mohues i koronavirusit, ka bastisur manastirin nga i cili ishte përjashtuar duke u rikthyer i shoqëruar nga roje të armatosura.
Prifti kontravers ortodoks Sergei Romanov ka marrë peng manastirin e grave në Sredneuralsk pasi krye-murgesha dhe shoqërueset e saj u larguan, teksa vendi tashmë patrullohet nga roje të armatosura me pamje ‘kozake’.
Autoritetet fetare prej prillit e kishin ndaluat priftin të predikonte pasi ai vazhdimisht refuzonte të ndiqte udhëzimet e sigurisë së koronavirusit.
Madje gjatë një meshe ai ka thënë se pandemia nuk ekziston, ndërsa mallkonte ata që kërkonin mbylljen e kishave.
Një muaj më vonë atij iu hoq dhe e drejta e mbajtjes së kryqit pasi kishte inkurajuar ndjekësit të mos i bindeshin direktivave të sigurisë së epidemisë.
Prifti ultrakonservator, ish-polic, ka kryer gjithashtu 13 vjet burg për vrasje dhe është në fakt themelues i manastirit.
Por prej atëherë qindra ndjekës të devotshëm kanë vërshuar në fjalimet e tij, pasi konsiderohet si kreu i kultit të “adhurimit të Carit”, në kishën që i bën homazh carit të fundit rus Nikolai II.
Romanov e ka quajtur më parë koronavirusin ‘pseudo-pandemi’, dhe ka akuzuar liderët fetarë se ‘bashkëpunojnë me pararendësit e Antikrishtit’.
Pas bastisjes së manastirit me njerëz të aramtosur Romanov thotë se nuk largohet.
“Ata duhet të më përzënë ose me policinë ose me Gardën Kombëtare”, tha ai.
Burimi: top-channel.tv