Një ngjarje e rëndë por dhe e pazakonshme ka ndodhur së fundmi në Gana.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një fermer ndodhet në gjendje kritike pasi aksidentalisht në gjum preu organet gjenitale.
Personi i identifikuar si Kofi Atta, tha për BBC se aktualisht ka marrë ndihmën e parë në spital.
“Tani për tani jam në spital, ata më dhanë lëngje dhe disa injeksione, por unë kam nevojë për operacion.”
Atta thotë se është i tronditur. Kur u zgjua nga gjumi, dy fqinjët e tij e gjetën të mbuluar në gjak.
“Preva aksidentalisht organin gjenital në gjumë”,-tha ai. Ai ishte duke marrë një sy gjumë gjatë një pasditeje në karrige brenda shtëpisë së tij, kur gjatë gjumit, kishte parë në ëndërr dikë që i thoshte të “priste pak mish për ta gatuar”.
Me t’u zgjuar, ai ndjeu dhimbje të forta në zonën e legenit dhe gjakderdhje. Pikërisht në atë moment ai kuptoi se gabimisht kishte prerë organet gjenitale.