779 turistë të bllokuar në Machu Picchu, shkak protestat e dhunshme

0
Gjigandi

Qindra turistë të huaj, përfshirë dhjetëra italianë, janë bllokuar që nga e marta në zonën turistike të Machu Picchu.

Ata janë bllokuar, pasi shërbimi i trenit u pezullua për shkak të protestave të dhunshme të lidhura me shkarkimin dhe arrestimin e ish-presidentit Pedro Castillo.

‘Tgcom’ raporton se autoritetet italiane morën informacion për disa dhjetëra shtetas italianë të pranishëm në Peru. Mes tyre janë edhe katër vajzat e bllokuara në Checacupe, në zonën Cusco, e cilësuar si një nga zonat më të nxehta të protestës.

Sipas të dhënave të autoriteteve bashkiake të Machu Picchu, saktësisht 779 turistë kanë mbetur të bllokuar në zonën turistike që nga e marta, ditë në të cilën u mbyll edhe aeroporti Cusco për shkak të protestave. Ndërkohë, numri total i të vdekurve në kuadër të përleshjeve të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë në të gjithë vendin ka shkuar në nëntë.

Një protestues vdiq në rajonin verior të La Libertad. Sipas radios RPP të Lima, viktima është 51-vjeçari Yoni Rosalino Cárdenas Escobal, i cili u godit nga një kamion që po udhëtonte me shpejtësi të madhe në një pjesë të rrugës provinciale të liruar për dy orë nga një bllokim i ndërtuar nga banorët vendas.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu