​Prezantohet korniza konceptuale e Manifesta 14, rreth 100 mijë vizitorë pritet të qëndrojnë në P…

0
​Prezantohet korniza konceptuale e Manifesta 14, rreth 100 mijë vizitorë pritet të qëndrojnë në P…
Gjigandi

Manifesta 14 ka paraqitur kornizën konceptuale të bienales nomade, e cila do të hapet më 22 korrik 2022. Përmes të njëjtës u tha se Prishtina do të bëhet epiqendër kulturore, ku rreth 100 mijë vizitorë do të qëndrojnë në kryeqytetin e Kosovës.

Drejtoresha e Manifestës, Hedwing Fijen, tha se programi i sivjetmë bazohet në katër shtylla në Prishtinë dhe rreth 22 ndërhyrje artistike dhe urbane në kryeqytet.

Fijen: Do të bëjmë intervenime urbane

“Ne i kemi parë këto vende dhe kemi marrë të gjitha konsultimet me partnerët tanë dhe shohim se brenda kësaj tavoline, përveç modelit të qytetit, vizionit urban është edhe njohuria. Është e rëndësishme për juve që të dini se çdo gjë që e kemi zhvilluar ka qenë një modeli demokracisë direkte. Përmes konsultimeve, intervenimeve urbane që të bëjnë transformimin e pjesëmarrësve dhe për ndryshime sociale”,

tha ajo.

RonaTyra

Manifestën 14, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e quajti mundësi fantastike për kryeqytetin, derisa tregoi në detaje hapësirat dhe objektet publike që do të shndërrohen në pika të intervenimit të artistëve.

Rama: Rreth 100 mijë qytetarë do të vizitojnë Prishtinën

“Një program i pasur i cili do të ngërthej në veti të gjithë qytetin e Prishtinës, është një punë gati pesë vjeçare të cilës po i vjen epilogu. Jam thellësisht i lumtur që kemi mbërritur në këtë pikë sot dhe do të shfaqim një edicion jashtëzakonisht të pasur të Manifestës në aspektin programor dhe konceptual. Ky edicion i Manifestës do të inkuadrojë rreth 22 hapësira dhe objekte publike që do të shndërrohen në pika të intervenimit të artistëve të ftuar. Do të ketë projekte madhore në bashkëpunim me kompaninë arkitektonike, siç është korridori i gjelbër, rivitalizimi i objektit të ish-bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, e po ashtu edhe intervenimi në tulltoren e qytetit. Të gjitha këto intervenime dhe projekte do të hapin Prishtinën ndaj qytetarëve dhe vizitorëve të cilët do të shohin një anë tjetër të Prishtinës e cila shpesh herë ka qenë e padukshme dhe fshehur. Manifesta 14 do të tërheq vizitorë nga e gjithë bota me një parashikim të rreth 100 mijë vizitorëve në mes të korrikut dhe tetorit të këtij viti”,

theksoi ai.

Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se ky do të jetë viti më i rëndësishëm kulturor ndërkombëtar për Kosovën.

Çeku: Ky do të jetë viti më i rëndësishëm kulturor ndërkombëtar për Kosovën

“Besoj se ky do të jetë viti më i rëndësishëm kulturor ndërkombëtar për Kosovën. I jemi mirënjohës manifestës për këtë organizim dhe angazhim për të shndërruar kryeqytetin tonë, por edhe shtetin tonë në një pikë të identifikueshme në hartën botërore të kulturës. Nuk mundem me fsheh gëzimin tim që këtë vit shumë të rëndësishëm e mbajë detyrën e ministrit të Kulturës”

, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu