​Presidenti i SC Gjilanit jep 50.000 euro për Fondin e Sigurisë

0
​Presidenti i SC Gjilanit jep 50.000 euro për Fondin e Sigurisë
Gjigandi

Presidenti i Sport Club Gjilani, Florim Zuka, ka ofruar 50,000 euro për Fondin e Sigurisë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Fondi i Sigurisë është i domosdoshëm për vendin, ndaj kërkesës për donacion i është bashkangjitur edhe presidenti Zuka”

, thuhet në njoftimin e skuadrës së Superligës së Kosovës.

“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që ta jap donacion këtë shifër e cila mund të jetë simbolike, por shumë e domosdoshme për Fondin e FSK-së”,

deklaroi presidenti Zuka.

RonaTyra

Njëherit Sport Club Gjilani mbështet dhe përkrah çdo nismë të tillë, e cila është në shërbim të interesave dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës, thuhet më tutje në këtë njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu