Deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se Kryeministri Edi Rama me zgjedhjen e Bajram Begajt si President ka zgjedhur një person që nuk do t´i kthente dorën.
Shehi tha se Rama ka bërë detyrën, pra zgjodhi një President që nuk do t´i krijojë probleme.
“Kjo ka ndodhur që nga 2008 në këtë vend, janë zgjedhur Presidentë që i binden shumicës.
Përderisa u bënë ato ndryshimet që legjitimonin zgjedhjen me 71 vota”
– tha Shehi.