Presidenti i Brazilit Bolsonaro rezulton pozitiv me COVID-19

0
Gjigandi

Mediat në Brazil konfirmuan sot se presidenti i vendit Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mbrëmjen e djeshme Bolsonaro ishte vizituar në spital për një kontroll të mushkërive dhe për të bërë testin e virusit të frikshëm, pas shfaqjes së simptomave përfshi edhe ethe. Por në kontrollin e mushkërive ai kishte rezultuar “i pastër”.
Bolsonaro ka anulluar tashmë të gjitha aktivitetet zyrtare. “Presidenti për momentin është në shëndet të mirë por do të mbetet në rezidencën e tij”, thanë përfaqësuesit.
Javët e fundit disa nga ndihmësit e Bolsonaro ishin infektuar me Covid-19, ndërsa presidenti shpeshherë është parë duke refuzuar masat mbrojtëse të koronavirusit si mbajtja e maskës apo distancimi social.
Bolsonaro shpeshherë ka tentuar të mos i japë rëndësi pandemisë duke e quajtur vetëm një “grip i vogël” dhe duke kritikuar governatorët lokalë për bllokadat e izolimit që sipas tij shkaktojnë humbje të vendeve të punës.
Brazili ka numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit në Amerikën Latinë dhe në total renditet i dyti vetëm pas SHBA.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu