“Situatë e vështirë në front”, kreu i NATO: Bisedime me Putin kur të kuptojë që nuk fiton

0
Gjigandi

Mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë luftimet intensive, ndërsa situata në terren është tepër e vështirë. Këtë e konfirmoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke nënvizuar rëndësinë e shtimit të mbështetjes për Kievin, siç tha ai, për të mos lejuar që Putini të fitojë. Kreu i aleancës ushtarake shtoi se luftërat janë të paparashikueshme dhe si dihet si përfundon lufta në Ukrainë.

“Probabiliteti për negociata të pranueshme rritet sa më shumë mbështetje ushtarake i japim Ukrainës, sepse deri më tani nuk kemi parë vërtetë ndonjë gatishmëri nga Putini për të negociuar një skenar të pranueshëm për Ukrainën. Pra, e vetmja mënyrë për të arritur atje është që të bindim presidentin Putin se ai nuk do të fitojë në fushën e betejës”, u shpreh Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Deklarata e tij erdhi në samitin e mbrojtjes të Bashkimit Europian. Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, dha një lajm jo të mirë për Ukrainën, duke konfirmuar se perëndimi nuk do të arrijë të përmbushë premtimin e dërgimit në Kiev të 1 milionë fishekëve deri në mars të vitit të ardhshëm.

“Lufta që Rusia po bën kundër Ukrainës është ende brutale dhe e pamëshirshme dhe ne presim që sulmet ndaj infrastrukturës jetike të shtohen në dimër. Prandaj, është e rëndësishme që të forcohet mbrojtja ajrore”, deklaroi Boris Pistorius, ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë.

Teksa ofensiva për momentin duket se ka ngecur, Ukraina bën bilancin e 629 ditëve të luftës duke njoftuar se ka vrarë mbi 313 mijë ushtarë të Rusisë dhe shkatërruar mijëra tanke, sisteme artilerie, drone dhe armatime të tjera. Nga ana tjetër, Moska forcon linjën ushtarake. Rusia dhe India firmosën një marrëveshje për prodhimin dhe furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore.

RonaTyra

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu