Kapen kokainë dhe kanabis, 3 të arrestuar dhe disa nën hetim në Fier 

0
Gjigandi

Goditen pesë raste të tjera të shitjes së lëndëve të narkotike kokainë dhe kanabis.

Policia e Fierit gjatë një operacioni të kryer së fundmi ka bërë me dije se janë sekuestruar lëndë narkotike, një peshore elektrike, armë sportive, 7 celularë si edhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Lidhur me këtë ngjarje kanë rënë në pranga 3 persona ndërsa janë proceduar penalisht edhe 3 të tjerë.

U arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 30 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, të dy banues në Fier, pasi nga kontrollet iu janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në doza, si dhe fara të bimës narkotike cannabis sativa, 1 armë sportive, 1 peshore elektronike, celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
-U arrestua shtetasi O. P., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap në flagrancë, në Lushnjë, teksa shiste doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. V., 21 vjeç, banues në Fier, për shtetasin I. B., 18 vjeç, banues në Lushnjë dhe për një 17-vjeçar, banues në Lushnjë, pasi në 3 raste, u kapën në flagrancë, gjatë tentativave për të shitur në qytetet ku banonin, doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia në njoftimin e bërë mbi këtë operacion.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu