Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Arrëz, ku dy vëllezër kanë përfunduar pas hekurave, pasi kanë dhunuar njëri-tjetrin.
Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa policia ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasit A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
p.k\dita