“Poshtëroi” Griezmannin

0
Gjigandi

Pas barazimit 2:2 me Atletico Madridin, i dyti radhazi në La Liga, trajneri Quique Setien pranon se “po largohemi nga titulli”. Megjithatë, Setien ngushëllohet duke thënë se “jam i lumtur me lojtarët e mi”.

Si e analizoni këtë barazim?
Një rezultat që na hidhëron. Po ia bëjmë vetes situatën gjithnjë e më të ndërlikuar. Po largohemi nga titulli, megjithatë duhet të vazhdojmë të punojmë. Atlético Madrid ka një ekip të mirë.

Çfarë po kërkonit me ndryshimin e formacionit?
Më shumë dinamizëm dhe kombinim, por kundërshtari mbrohej shumë mirë.

Çfarë po ndodh me Griezmann?
Unë e shoh mirë, por është e nevojshme të ketë vazhdimësi. Mbase nuk ka qenë logjike ta aktivizoja në fundin e ndeshjes (minuta e 90-të), por mendova se mund të shpikte ndonjë gjë. Nuk e hodha në fushë më parë, sepse të tjerët po bënin mirë. E kam fjalën për Riqui, Messi, Suárez.

A nuk është poshtëruese ta aktivizosh Griezmann në minutën e fundit?
Unë nuk jam plotësisht dakord me këtë. Kuptohet, kaq pak minuta në dispozicion është diçka e vështirë për një lojtar të nivelit të tij. Do të bisedoj me të nesër. Nuk do t’i kërkoj falje, por e kuptoj plotësisht se mund të ndjehet keq.

RonaTyra

A jeni i kënaqur me lojën?
Shumë i lumtur. Nuk është e lehtë të luash kundër këtij ekipi, i cili është i disiplinuar, mjaft lart në planin fizik dhe mbrohet më së miri. Megjithatë, jam i lumtur me lojtarët e mi.

Si e sheh figurën tënde si trajner?
Si trajner, nuk ndjehem në diskutim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu