Norvegjia ka njoftuar së fundmi se refugjatët që janë “gay”, lesbike, biseksualë e transgjinorë do të kenë prioritet në transferimin nga qendrat e azilit në vendbanimin e përhershëm.
“Për fat të keq në shumë vende njerëzit nuk nuk janë të lirë të duan atë që dëshirojnë”, tha ministrja norvegjeze e emigracionit Grude Kreek Almeland.
Ajo shtoi më tej: “Në rreth 70 vende homoseksualiteti është i jashtëligjshëm dhe ata që thyejnë normat gjinore apo të seksualitetit bëhen objekt persekutimi e diskriminimi në vendet e tyre. Ne po ndryshojmë udhëzimet në mënyrë që personave LGBT t’u jepet prioritet”.
Zyrtarët thanë se lëvizja bëhet për të mbrojtur këtë komunitet në Norvegji dhe për të njohur refugjatët që i largohen persekutimit prej orientimit seksual. Norvegjia renditet e pesta në botë për të drejtat e grupeve LGBT+ in indeksin e vitit 2020 nga ILGA-Europe. Vendi ka caktuar si kuotë vjetore pritjen e të paktën 3,000 refugjatëve.
Burimi: top-channel.tv