Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviç është përfshirë në akte dhune pasditen e sotme.
Mediat serbe raportojnë se ai ka rrahur me raketë tenisi pronarin e një klinike private për terapi fizike.
Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Beogradin e Ri, para Klinikës për terapi Fizike në pronësi të D.I, 41 vjeç.
Sipas raportimit të pronarit të Klinikës, “politikani Çedomir Jovanoviç ka dalë nga një makinë e me ngjyrë të zezë dhe e ka sulmuar me raketë tenisi”.
Sipas raportit të policisë, në bazë të dëshmisë, kreu i PLS-së ka goditur në kokë dhe trup personin D.I.
Prokuroria e Beogradit ka nisur hetimet për incidentin. Përveç kësaj, organi i akuzës po verifikon nëse Jovanović ka shkelur karantinën pasi u la i lirë nga spitali ku po mjekohej nga Covid 19, d.m.th nëse iu imponua karantina.
Burimi: top-channel.tv