Drejtori i Departamentit Koordinues i Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor i MMPHI-së, Nezir Gashi, ka treguar për çfarë aktiviteti bëhet fjalë në javën kombëtare për sigurinë rrugore.
“Sot jemi në javën kombëtare për siguri rrugore, ku kemi dalë me disa aktivitete të përbashkëta me Policinë e Kosovës. Sot e kemi aktivitetin për vendosjen e rripit të sigurisë”,
tha ai.
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Nënkolonel Jeton Rexhepi, ka thënë se kanë lajmëruar të gjitha njësitë policore që të rrisin aktivitetin e tyre këto ditë, me qëllim që pjesëmarrësit në trafik të vetëdijesohen për rëndësinë e rripit të sigurisë.
“Ne menjëherë i kemi njoftuar zyrtarët policorë apo të gjithë njësinë policore që të shtojnë aktivitetin e tyre në këto ditë, nga data 11 deri me datën 17 të këtij muaji, me qëllim që të parandalojmë, me qëllim që pjesëmarrësit të vetëdijësohen për rëndësinë që ka rripi i sigurisë, qoftë për shoferët apo pjesëmarrësit tjerë si pasagjerë”,
tha ai.