Policia gjen kohë të sqarojë kohën kur janë bërë videot por emaileve zyrtare jo

0
Gjigandi

Policia Kufitare ka reaguar në lidhje me videon e publikuar ku nga disa media, ku një person shfaqet me “jet ski” në bregdetin e Shëngjinit duke bërë manovra të rrezikshme dhe duke rrezikuar jetën e një pushuesi.

Policia ka përgënjeshtruar videon e JOQ-së, ku njofton se kjo është kryer disa vite më parë pasi në në vendin që shfaqet në video ndodhet një objekt i ndërtuar para disa viteve.

Iliridium Media Grup ka dërguar prej 20 ditësh një emali zyrtarëve pranë Policisë së Shtetit në lidhje me tema sensitive dhe që përbëjnë interes publik por Policia e Shtetit nuk ka gjetur kohë të përgjigjet.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një person, me një mjet lundrues “Jet ski”, në det, në Shëngjin, duke kryer manovra që rrezikojnë jetën e një qytetari që po notonte, ju informojmë se:

RonaTyra

Pamjet që shfaqen në video nuk janë aktuale të këtij sezoni veror, por të disa viteve më parë. Aktualisht, në vendin që shfaqet në video, ndodhet një objekt i ndërtuar para disa viteve. Nisur nga publikimet e fundit në portale, të cilat nuk janë pamje aktuale, por që u dërgohen me tendencë portaleve për publikim, me qëllim nxitjen e reagimit qytetar, Policia e Shtetit apelon për çdo portal dhe media vizive e të shkruar, që të mos publikojnë video ose lajme të pakonfirmuara, por të marrin informacion të saktë pranë strukturave përgjegjëse në Policinë e Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu