Policia gjen “Benzin” e dyshimtë në Vlorë, mendohet të jetë mjeti që u grabit mbrëmë në Lushnje

0
Gjigandi

Një automjet tip “Mercedez Benz” është gjetur i braktisur në Vlorë. Burime për mediat bëjnë të ditur se ka dyshime të forta që makina e gjetur në Vlorë i përket rastit të ndodhur në Lushnje, ku në afërsi të zonës së quajtur “Pushimi i Shoferit” u grabit një automjet.

Makina raportohet se është gjetur në afërsi të lagjes 10 Korriku në qytetin e Vlorës. Policia ka nisur verifikimet, për makinën e gjetur nëse bëhet fjalë për të njëjtën makinë që u grabit në Lushnje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu