Një shtetas 23-vjeçar shqiptar është dënuar 2 vite e 6 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe.
Admir Hidri kishte punuar si polic në Shqipëri, para se të nisej për në Britani.
Hidri ka treguar se paratë që fitonte nga veprimtaria e jashtëligjshme i dërgonte në Shqipëri për kurimin e të ëmës, e cila vuante nga një sëmundje.
Ai u arrestua në vendin e quajtur Failsworth, ku policët gjetën 91 bimë kanabisi me vlerë rreth 70 mijë paund.