Një i ri në Himarë është arrestuar nga policia për transportimin e 5 emigrantëve të paligjshëm.
Në pranga ka rënë shtetasi F. I., 34 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi”, Himarë, duke transportuar 5 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.