Po luanin poker, policia ‘mësyn’ në banesë/ Kapet 43-vjeçari, nis hetimi për 5 klientët

0
Gjigandi

Policia ka zbuluar një banesë e cila ishte përshtatur për veprimtarinë e lojërave të paligjshme të fatit. Operacioni policor i koduar “Teksas”, vuri në pranga një 43-vjeçar, ndërsa u proceduan penalisht 5 të tjerë, pasi u kapën duke luajtur poker, në këtë ambient. Policia sekuestroi 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 6 aparate celulare dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Teksas”.

Kishte përshtatur banesën që kishte marrë me qira, për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, vihet në pranga 43-vjeçari.

Procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, pasi u kapën duke luajtur poker, në këtë ambient.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 6 aparate celulare dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

RonaTyra

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Teksas”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi B. H., 43 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: R. Ç., 44 vjeç, Xh. H., 25 vjeç, B. T., 41 vjeç, B. B., 29 vjeç dhe A. D., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga shtetasi B. H., në lagjen nr.4, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit e lartpërmendur, duke luajtur poker me çipsa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 36 200 lekë të rinj, 3 265 euro, 230 paund, si dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu