Themelet e futbollit po lëvizin nën këmbët e Kylian Mbappe. Kriza e koronavirusit ka ndryshuar çdo variant, që mund të ishte ngritur para shpërthimit të pandemisë. Pasiguria është totale edhe në futboll.
Askush nuk e di se si do të ndikojë virusi në merkato, nëse klubet e mëdha në Europë do të kenë më mundësinë e bërjes së transferimeve të mëdha. Madje, as PSG-ja e fuqishme financiarisht deri dje nuk është në gjendje të garantojë pagën e yjeve të saj (po flitet për një ulje prej 50%). Kjo nuk është koha për të ndërmarrë hapa të gabuar.
Siç ka mundur të zbulojë “AS”, mundësia që Mbappé të rinovojë me PSG ka fituar terren ditët e fundit. Gjithsesi, kjo mund të ndodhë vetëm nëse parashikohet klauzolë e qartë në kontratën e re, që i lejon atij të largohet te Real Madridi (ose një tjetër klub i shkëlqyer) për një shumë të caktuar parash. Një lloj klauzole si ajo, që e lejoi Neymar të linte Barcelonën për PSG në verën e vitit 2017, për shumën rekord të 222 milionë eurove.
Për klubin e bardhë, situata ideale ishte ajo para shpërthimit të krizës së koronavirusit: nuk do të tentonte ta blinte Mbappe në merkaton e radhës, por verën e vitit 2021, kur yllit francez t’i mbetej vetëm një vit në kontratën e tij. E njëjta strategji, që triumfoi me Hazard. Në këtë mënyrë, nënshkrimi i Mbappe do të bëhej shumë më i lirë. Por, me pasigurinë që ekziston këto ditë, të qëndrosh besnik ndaj asaj strategjie është pak për të siguruar Mbappé.