Po fotografonte stuhinë, turistja 45-vjeçare vdes tragjikisht pasi “përpihet” nga dallga

0
Gjigandi

Një 45-vjeçare argjentinase ka vdekur tragjikisht në Bregun e Amalfit pasi u pushtua nga një dallgë.

Gruaja, po fotografonte stuhinë në Furore, një qytet bregdetar.

Edhe bashkëshorti i saj përfundoi në ujë, por u shpëtua.

Burri i viktimës është 52 vjeç. Edhe ai njësoj si gruaja është pushtuar nga uji, por falë ndihmës së një banori ka arritur të shpëtojë dhe është dërguar në spitalin Castiglione në Ravello. Mësohet se burri është jashtë rrezikut për jetën.

Dy argjentinasit ishin me pushime në Positano, Itali.

RonaTyra

Çifti ndodheshin në plazhin e Furores për të bërë disa foto të stuhisë, kur u befasuan nga një dallgë e baticës.

Trupi i viktimës, i dërguar në kalatën e Amalfit, u gjet më pas nga ushtarët e rojes bregdetare me ndihmën e një varke që i përkiste grupit të varkave Amalfi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu