Mbrëmjen e djeshme një 30-vjeçar nga Fieri ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit të parkuar të 64-vjeçarit Mane Senka.
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Pasi ka qëlluar në drejtim të Fordit, Martin Craga është larguar.
Mane Senka në një deklaratë për mediet u shpreh se ngjarja ka pasur si motiv parkimin e makinës së tij. sipas tij, autori ka qëlluar rreth 8 herë me drejt makinës dhe gjithashtu ka qëlluar edhe në drejtim në 64- vjeçarit, por plumbi nuk e ka kapur.
”Unë u ktheva nga Tirana, nga Rinasi. Çova çunin se e përcolla. Në orën 19:30 shkova te xhaxhai se kishte djalë dje nga spitali. Pesë minuta s u takova me të, kur dola në verandën e xhaxhait pashë që po gjuhej makina me kallashnikov. I foli ai çuni i xhaxhai, ai e shau dhe gjuajti më tepër. Na drejtoi automatikun drejt nesh, qëlloi drejt nesh dhe kaloi plumbi mbi soletën e xhaxhait. Nuk kemi pasur asnjë lloj konflikti vetëm se ishte makina në rrugë. E njohim personin. Këta thonë pi substanca, por unë nuk e di, nuk kam lidhje me atë lloj moshe. Ndihem i frikësuar. Kam bërë kallëzim në polici që mbrëmë. Nuk e kanë kapur akoma atë, nuk kërkova mbrojtje. Ai ka gjuajtur mbi 7-8 plumba, u gjetën te makina. Policia erdhi shpejt, por ai ikur me kallash në dorë. Vetëm parkimi ishte motiv”,
tha Senka.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, 29 prill rreth orës 19:45 në fshatin Petovë, Fier.