Plas sherri mes lojtarëve

0
Gjigandi

Pas pesë rasteve me Koronavirus të konfirmuara te Partizani, është rritur edhe tensioni në kampin e kuq, aq më tepër para një ndeshje të rëndësishme siç është ajo në derbi ndaj Tiranës.

Mbrëmjen e djeshme ka pasur një përplasje mes njërit nga lojtarët e Partizanit që rezultoi ditën e djeshme me Koronavirus dhe mbrojtësit Boldor, i cili kishte rezultuar pozitiv para dy ditëve, shkruan Panorama Sport. Mësohet se personi me të cilin është përplasur rumuni ka qenë Erald Çinari.

Fillimisht kanë pasur një debat në telefon, për shkak se Çinari ka rezultuar pozitiv dhe i është përveshur Boldorit në telefon duke e akuzuar për pakujdesi.

Mbrojtësi rumun ka mohuar që të ketë bërë veprime me qëllim, por më pas debati ka degjeneruar në të shara.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu