Një ngjarje aspak normale ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një shkollë të mesme në Dibër, ku një 21-vjeçar është goditur nga roja i gjimnazit.
Më pas ka qenë vëllai i 21-vjeçarit që ka goditur rojën. Te dy persona janë arrestuar nga policia, por situata është agravuar, pasi vëllai i rojës, ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër.
Njoftimi i policisë:
U konfliktua fizikisht me një 21-vjeçar (nxënës në vit të tretë), arrestohet në flagrancë roja i shkollës.
Arrestohet në flagrancë edhe vëllai i 21-vjeçarit, pasi u përfshi në konflikt dhe goditi rojën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin K. E., 45 vjeç, rojë i një shkolle të mesme, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. T., 21 vjeç, nxënës i shkollës së mesme.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. T., 27 vjeç, banues në Dibër (vëllai i 21-vjeçarit), pasi është përfshirë në konflikt dhe ka goditur rojen.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. E. (vëllai i rojës së shkollës), pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku ishte shoqëruar vëllai i tij, pas konfliktit.