Plani i Kukësit për rinisjen e kampionatit.
Nëse stërvitja nis javën e ardhshme, për Kukësin nuk ka asnjë problem, pasi drejtuesit e nënkampionëve i kanë marrë të gjitha masat sa u përket protokolleve të sigurisë dhe vendit të përgatitjeve.
Ekipi do akomodohet në një hotel në Elbasan dhe stërvitje do të kryejë në një prej fushave të këtij qyteti ose në stadiumin e Cërrikut.
Gjithsesi, ky është thjesht një plan paraprak, pasi nuk dihet kur jepet OK-i.