Plagosi me thikë një 21-vjeçar, arrestohet i riu në Tiranë

0
Gjigandi

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një shtetas, 21 vjeç në Tiranë.

Bëhet me dije se shtetasi me inicialet O.M, ka plagosur me mjet prerës shtetasin me inicialet E.M., ndërkohë blutë njoftojnë se konflikti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu