Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Sarandë, ku një 43 vjeçar ka plagosur me thikë dy vëllezër minorenë.
Burime për Abc bëjnë me dije se janë plagosur D. G 16 vjeç dhe K. G 18 vjeç
Ndërkohë dyshohet se autori i plagosjes së dyfishtë është 43-vjeçari Ibrahim Duda, i cili është person me precendent penal.
Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku shtetasi D. G., 16 vjeç, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, pasi dyshohet se për motive të dobta, është goditur me mjet prerës, ju bëjmë me dije se:
Në këtë konflikt është goditur me mjet shpues, në brinjë dhe shtetasi K. G., 18 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë, i cili po transportohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Tiranës.
Në vijim të veprimeve shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasit I. D., i cili është shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.