Pjesë e trashëgimisë kulturore së Maqedoninë së Veriut/ Margariti: 20 ikona iu kthyen besimtarëve në Strugë

0
Gjigandi

Gjatë ditës së sotme qeverisa e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut zhvilluan një mbledhje të përbashkët ku u nënshkruan 27 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve.

Gjatë takimit të dy qeverive në Shkup, Ministrja e Kulturës Elva Margariti i ka dorëzuar në mënyrë simbolike 20 ikonat e identifikuara si trashëgimi kulturore të Maqedonisë së Veriut.

Margariti shkruan në Facebook se falë punës ndërinstitucionale të të dy vendeve tona, “Shën Ilia”, realizuar nga Diço Zografi, që dikur i përkiste kishës së Shën Athanasit në fshatin Radoshtë të Strugës,shumë shpejt do të shkojë pranë besimtarëve.

Postimi i plotë:

🇦🇱🤝🏻🇲🇰Në mënyrë simbolike rikthyem në vendin e origjinës një nga 20 ikonat e identifikuara si trashëgimi #kulturore e Maqedonisë së Veriut. Falë punës ndërinstitucionale të të dy vendeve tona, “Shën Ilia”, realizuar nga Diço Zografi, që dikur i përkiste kishës së Shën Athanasit 📍në fshatin Radoshtë të Strugës shumë shpejt do të shkojë pranë besimtarëve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu