Policisë italiane ka shkatërruar një grup kriminal prej 22 presonave që merrej me trafikun e drogës në disa rajone të Italisë. Sipas mediave vendase, në prangat e Policisë kanë përfunduar dy “capo-t” e grupit, Enrico Caputo dhe Ardit Ismaili, të cilët organizonin shpërndarjen e kokainës. Për transportin kishte mjete të veçanta, ndërsa magazinimi i “mallit” bëhej në Foggia.
Gjatë hetimeve të kryera edhe nëpërmjet përgjimeve telefonike dhe mjedisore, në të dyja rastet me përfshirjen e Alessandro Cassotta-s, që person që tashmë është i dënuar për gjobëvënie. Po ashtu, nga hetimet rezultoi se banda kishte edhe armë që siguroheshin nga shqiptari Ismaili dhe Antonino Delli Gatti. Në të dy operacionet është përfshirë edhe vëllai i këtij të fundit, Lorenzo. Ky i fundit është arrestuar gjithashtu për trafik dhe kultivim droge.
Pasi merrnin drogën, e kalonin në baza të vogla familjare, për shembull. tek njëra qëndronte një familje, babai me dy fëmijët e tij të rritur duke shërbyer si kamuflazh për drogën që ruanin. Tani grupi ka përfunduar në prangat e Policisë, por hetimi vazhdon për të mësuar se nga vinte droga që më pas shpërndahej nëpër Itali.
EMmrat e të arrestuarve:
ISMAILI Ardit,
CAPUTO Enrico,
SINAJ Enkeled (detto Cledi),
LOVECCHIO Donato,
VIGLIOGLIA Mario,
VIGLIOGLIA Mattia,
CASSOTTA Alessandro,
MONTICFLLI Daniele Rosario,
DELLI GATTI Antonino,
DELLI GATTI Lorenzo