Pjanic zbulon objektivin e Juventus-it dhe prapaskenën e 2014-ës

0
Gjigandi

Miralem Pjanic është rrëfyer në një lidhje direkte në Instagram me issh-futbollistin brazilian Sonny Anderson.

Boshnjaku, i cili jepet drejt largimit nga bardhezinjtë për shkak të paraqitjeve jo shumë të mira në këtë sezon, ka kujtuar verën e 2014-ës dhe transferimin e mundshëm te torinezët, që ka ardhur dy vite më vonë.

“Mund të kisha nënshkruar dy vite më herët me Juventus-in, por nuk doja të nxitohesha”, ka pranuar Pjanic, i cili vishte fanellën e Roma-s në atë kohë. “Kishin një ambient shumë të mirë. Më pas i kam thënë vetes se kishte ardhur momenti për t’u bërë pjesë e botës Juve”.

Në lidhje me objektivat e sezonit: “Objektivi i Juventus është që të fitojë Champions League. Do të kemi nevojë edhe për pak fat që ta kemi skuadrën të plotë. Jemi një nga 5-6 skuadrat që duam ta marrim trofeun në shtëpi”, ka thënë Pjanic.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu