Matuidi majtas? A do të luajë Pjanic? Këto janë dy nga pyetjet e bëra në konferencën për shtyp të sotme të Maurizio Sarrit, trajneri i Juventusit, në prag të ndeshjes kundër Lecce e vlefshme për javën e 28-të të Serie A.
Përgjigjet e trajnerit bardhezi, diplomatike dhe “të kota”: Nuk di gjë për situatën e Pjanic, por ai është një lojtar i Juventusit dhe mbështetem plotësisht në këtë moment. Miralem është plotësisht i disponueshëm, po del nga një moment delikat në drejtim të performancës në rritje”.
Sa i përket Matuidi në krah të majtë të mbrojtjes la për të kuptuar se “duke qenë se e kemi provuar edhe herë tjetër, pse jo?! Të shohim”.
Sarri nuk do të ketë në dispozicion Alex Sandro, De Sciglio dhe Danilo për ndeshjen kundër Lecces.