Piro Bare del zbuluar si njeriu i rusëve, ja lidhjet me oligarkët e Kremlinit

0
Gjigandi

Shqipëria thyen për të disatën herë embargon e naftës të vendosur nga BE dhe SHBA duke sjellë 23 mijë ton naftë në Porto Romano. Operacioni i policisë “EMBARGO” ka ardhur si pasojë e informacioneve nga aleatët ndërkombëtarë, të cilët zbulojnë operacionet e kontrabandës që duhet t’i sinjalizojnë shërbimet shqiptare.

Sikur të mos mjaftonin ngarkesat e shumta të naftës kontrabandë nga vende të ndaluara nga ndërkombëtarët për rastin e Libisë dhe heshtja për të dënuar fajtorët, Policia ka dyshime të forta se në Shqipëri niset përsëri naftë kontrabandë nga vende të sanksionuara si Rusia.

Anija “GRACE FELIX”

Skandali me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal ka tronditur imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare duke na zhytur thellë në vorbullën ruse që ka përfshirë Europën dhe Ballkanin. Krahas lobingjeve politike, nafta është një tjetër industri që po lë njolla të rënda në stofin e qeverisë shqiptare.

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka organizuar operacionin “EMBARGO” duke konfiskuar anijen me flamur liberian. Sipas policisë, sasia e naftës e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk kishte dokumenta të rregullta duke bllokuar kapitenin bashkë me ekuipazhin prej 22 vetash.

BE i ka vendosur sanksione Rusisë për luftën e hapur në Ukraine ndërsa për Shqipërinë ka dyshime të forta se merr naftë kontrabandë nga Rusia.

RonaTyra

Anija kishte disa ditë që vinte vërdallë në bregdetin e Porto Romanos, por nuk ka arritur të shkarkohet në Durrës. Nafta ishte planifikuar të shkarkohej në depozitat e agjencisë së hidrokarbureve në Porto Romano, që zotërohet nga Piro Bare.

Kompania “CLEARWATER MARINE INVESTMENTS LIMITED”

Policia nuk ka zbuluar emrin e anijes, kapitenin dhe pronarin e kompanisë që ka anijen si edhe pritësin në Shqipëri.

Redaksia “Abc24.al” ka arritur të zbulojë pikëpyetjet që ka lënë pas Policia e Shtetit, e cila për të disatën herë detyrohet të mos bëjë publike personat që fshihen pas këtyre lëvizjeve stratosferike financiare dhe politike.

Nga kërkimet tona rezulton se anija e ka emrin “GRACE FELIX” dhe ka lundruar nën flamurin e Liberisë. Sipas të dhënave të lundrimit që disponojmë anija ka qënë më parë në portin e Vasikos të Qipros përpara se të vinte nga porti “CONAKRY” i Guineas, vend në perëndim të kontinentit afrikan.

Anija është në pronësi të kompanisë “Clearwater Marine Investments Limited” sipas “FleetMon”, e cila zotërohet nga Nigel Rowland Hill. Nënshtetasi britanik zotëron shumë kompani në offshoret britanike dhe rezulton si person me llogari në offshoren Paradise Papers APPLEBY.

Firma “Appleby” ka qënë ndër të shumtat kompani që patën rrjedhje të informacionit në 2017 tek Paradise Papers. Paradise Papers zbuloi se “Appleby“ ofroi shërbime klientëve për Mukhtar Ablyazov, i cili në atë kohë ishte akuzuar në vende të ndryshme për mashtrim dhe përvetësim deri në 10 miliardë dollarë nga banka që ai drejtonte.

Llogaria e Nigel Rowland Hill rezulton në offshoret e Bermudës dhe dyshimet për transaksionet vijnë dhe nga Anglia ku kompanitë guaskë të lidhura me britanikun zhduken dhe caktivizohen për të humbur gjurmët.

Lidhjet offshore sipas “APPLEBY”
Burimi: ICIJ

Megjithatë lepuri fle në Shqipëri sepse deri më sot askush nuk është arrestuar apo po hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria, e cila ka mbyllur sot dhe veshët përballë këtij skandali ndërkombëtar.

Ajo që e bën më të nderlikuar çështjen është fakti nëse anija ka ardhur përsëri nga vendet të ndaluara si Libia dhe Rusia sepse disa nga shenjat janë që ajo ka ardhur nga Afrika. Ka dyshime për vendin e origjinës sepse nëse ka ardhur përsëri nga i njëjti vend, atëhere kemi të njëjtët biznesmenë që ishin herën e fundit të përfshirë në thyerjen e embargos.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu